'Fluturoi' me makinë te diga e Liqenit në Tiranë, Emiljano Nina: Kisha pirë tullumbace me azot! Isha me 180 km/h

13 Tetor 2023, 12:16| Përditesimi: 13 Tetor 2023, 12:50

  • Share

Ka zgjatur afro dy muaj arratia e Emiljano Ninës,  kushëririt të ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, që shkaktoi aksidentin e frikshëm me automjetin që përfundoi te Diga e Liqenit më 22 gusht të këtij viti. 28-vjeçari u arrestua nga efektivët e policisë në banesën e tij në zonën e 5 majit në Tiranë.

Tashmë i vënë në pranga, efektivëve u dëshmoi se ishte duke udhëtuar me 180 km/h dhe se ka humbur arsyen në një moment duke mos kontrolluar dot automjetin, pasi thotë se kishte pirë tullumbace me oksid azoti, lëndën e rrezikshme që autoritetet në Shqipëri po përpiqen të gjejnë hapësirat ligjore për ta ndaluar.

Emiljano Nina kishte arsye të largohej ditën e aksidentit dhe ta braktiste automjetin me të cilin me shpejtësi të madhe ngjiti skarpatën te liqeni dhe u përplas me bordurën në shëtitore në orët e para të mëngjesit, ku fatmirësisht nuk kishte shumë lëvizje në zonë. Policia e kishte në listën e personave të shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me 8 muaj burgim për dhunë në familje. Report Tv mëson se Nina ka dhunuar të dashurën, e cila e ka denoncuar, dhe gjykata e Tiranës e ka dënuar në mungesë.

Automjeti luksoz BMV është në pronësi të 26-vjeçarit Eldi Allushi i cili ishte personi i parë që u shpall në kërkim nga policia, derisa nga dëshmia e tij u zbulua se nuk ishte fare në makinë dhe se shofer ishte kushëriri i Ervis Martinaj, mik i të riut nga Durrësi, të cilit ia kishte dhënë automjetin për të shoqëruar një vajzë. Pas përplasjes, Emiljano Nina shkoi në banesën e tij – tregoi Eldi Allushi dhe fjeti gjumë, pa i treguar mbi aksidentin e frikshëm dhe që ishte larguar duke marrë me vete edhe targat e automjetit.

Ora 09:38
Arrestimi i kushëririt të Ervis Martinajt, policia: Ishte në kërkim edhe për dhunë në familje

 Policia e Tiranës arrestoi mbrëmjen e djeshme kushëririn e Ervis Martinajt një muaj pas aksidentit të frikshëm në digën e Liqenit Artificial në Tiranë. Nina u arrestua në banesën e tij në zonën e 5 majit në Tiranë.

Policia sqaron se Nina ka qenë në kërkim edhe për dhunë në familje dhe është dënuar 8 muaj për këtë vepër penale.

Automjeti luksoz duke lëvizur me shpejtësi të lartë nga "Rruga e Kosovarëve" hyri mes për mes një rruge automobilistike me trotuar, më pas është ngjiti skarpatën duke marrë para pemë e shtylla, për të përfunduar në pedonale mbi digën e liqenit, kue ka ndaluar muri i digës, pa përfunduar në liqen.

Pas hekurave qëndron pronari i makinës 26 vjeçari Eldi Allushi i cili akuzohet veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. Allushi u arrestua rreth 15 orë pas aksidentit, por nga hetimet e policisë rezultoi se ai nuk ka qenë fare në automjet. Fillimisht Allushi nuk ka treguar se Emiljano Nina, ishte drejtuesi i mjetit. 

26-vjeçari nga Durrësi u ka treguar policëve se pasi ishte aksidentuar te Liqeni, miku i tij Emiljano Nina, shkoi në shtëpinë e tij dhe fjeti gjumë, por nuk i tregoi asgjë mbi përplasjen që kishte ndodhur dhe që ishte larguar nga vendi i ngjarjes duke marrë me vete dhe targat e automjetit. Sipas policisë, Nina ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë së lartë duke përfunduar i përplasur bordurën anësore të pedonales pasi ngjiti skarpatën te Liqeni Artificial.

38-vjeçari do të përballet me 7 akuza, dhe veç shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor do të përballet edhe me akuzën e shkatërrimit të pronës, për shkak të dëmeve te liqeni.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 14/10/2023 01:15

    Besoj se dhe vetja t'u duk si tullumbace gjithashtu dhe vendose /te fluturoje/ mbi liqen?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?