Flutura Açka: Ky parlament fashist, sillni Ramën këtu të japë përgjigje nëse është i korruptuar

16 Shkurt 2023, 11:12| Përditesimi: 16 Shkurt 2023, 12:11

  • Share

 

E ashpër ishte në seancë plenare deputetja e PD, Flutura Açka, e cila tha se me këtë sjellje Kuvendi po bëhet fashist.  

“Me këto përjashtime këtu është bërë një parlament fashist. Kush jeni ju që nuk e sillni Kryeministrin këtu? Mblidhmi mendtë e Kokës. Sillni Kryeministrin këtu se kam disa pyetje t’i bëj për të më dhënë përgjigje nëse është i korruptuar. Ne në këtë parlament nuk gjejmë dot gjysmë orë kohe për të folur për Kosovën në këtë moment të rëndësishëm”, tha Flutura Açka.


Lajmi kryesor:

Kaos në seancë, ‘deja vu’ e opozitës me bllokim e bilbila! Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e Nikollës, voton edhe Rama! Më 2 mars debati për McGonigal


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?