Fluksi i pushuesve, trafik i rënduar në aksin Vlorë-Orikum

11 Gusht 2023, 20:47| Përditesimi: 11 Gusht 2023, 20:53

  • Share

Oraret e kthimit nga plazhi si dhe fluksi i lartë i pushuesve dhe turistëve që zgjedhin të qarkullojnë dhe vijnë në Vlorë me automjetet e tyre ka bërë që orët e pasdites në aksin nacional Vlorë-Orikum të kishte trafik të rënduar.

Radha kilometrike të automjeteve fillonte nga Orikumi dhe përfundonte në Vlorë duke vijuar në Lungomare, Bulevardin e Vlorës dhe Transballkanike. Pavarësisht se është në dispozicion dhe rruga e bypassit të Vlorës sërish të gjithë zgjedhin të qëndrojnë prej minutash në trafik duke penalizuar edhe të tjerët por edhe segmentet rrugore të qytetit.

E pamundur tashmë të udhëtosh në disa akse rrugore në oraret e pikut si paradite por edhe pasdite.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?