Fluksi i emigrantëve që kthehen në 'shtëpinë e dytë', dyfishohen lundrimet në Portin e Durrësit

4 Janar 2020, 19:46| Përditesimi: 4 Janar 2020, 19:51

  • Share

DURRËS- Për shkak të fluksit të emigrantëve që kthehen në Itali pas pushimeve të festave të fundvitit, në portin e Durrësit janë dyfishuar lundrimet. Autoriteti Portual bëjnë me dije janë dyfishuar dhe sportelet e përpunimit për pasagjerët dhe mjetet e tyre.

"Përgjatë ditës së sotme dhe nesërme,(04-05.01.2020), tragetet do të dyfishojnë lundrimet e tyre me portet e Italisë, me qëllim përballimin e fluksit të udhëtarëve, kryesisht në dalje. 3 tragete kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit, 2 prej të cilëve kanë rinisur lundrimin drejt Portit të Barit, pak para mesditës. “Rigel II” dhe “AF Francesca” pritet të mbërrijnë në Durrës mbrëmjen e sotme, për të udhëtuar sërish rreth mesnatës drejt Portit të Barit. Me qëllim përballimin me sukses të fluksit të hyrje/daljeve janë dyfishuar dhe sportelet e përpunimit për pasagjerët dhe mjetet e tyre", njofton Autoriteti Portual i Durrësit. 

Postimi i plotë i Autoritetit Portual

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bestrove: 04/01/2020 22:02

    Dhe qe ta marime vesh kush qenka kjo shtepia e dyte dhe ku dukete kjo gje në artikull?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?