Fluksi i emigrantëve në Britani, Rama nga Tropoja: Po bëjnë atë që e ka bërë bota qysh në lindje të saj

4 Nëntor 2022, 10:23| Përditesimi: 4 Nëntor 2022, 10:53

  • Share

 

Kryeministri Rama përmendi edhe fluksin e emigrantëve ku tha se çdo kush mund t’i krijojë mundësitë dhe zgjedhjet e tij pasi komunizmin e kemi lënë pas.

‘Një gazetare britanike kishte shkruar një artikull ku thoshte se vetëm vendet diktatoriale vënë në diskutim lirinë e njerëzve për të ikur apo për të ardhur. Shqiptarët sot po bëjnë atë që bota e ka bërë qysh në lindje të saj. Atë që ne kur kemi qenë më pak të pasur se sot e kemi bërë shumë më tepër se këta në një kohë tjetër.

E solla këtu për të thënë që është e pamundur, që t’u thuhet njerëzve rrini këtu, mos ikni, se këtu është atdheu. Njerëzit janë në të drejtën e tyre të marrin vendimet e tyre. Shyqyr zotit nuk jemi në bunkerin e komunizmit. Sot shyqyr nëse do t’i krijosh vetes mundësi, ia krijon. Nëse në qytet mundësitë janë më të kufizuara, në fshat janë të pafundme.

Nëse në Tropojë sot vijnë rreth 1500 turistë, kjo do të thotë që ka një treg për këdo që jeton në fshat. Tregu është që me shtëpinë e vjetër dhe në tokën rreth e rrotull ti ke mundësi që të ndërtosh një pikë që të tërheqësh disa prej tyre.’- tha Rama.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Rama nga Tropoja: Vendimi i SHBA për ‘Non Gratën’ e Berishës, duhet lexuar deri në fund! Do vijnë në pushtet me protesta? Do marrin ‘Noc Rrokun’


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?