Sezoni veror ka shtuar numrin e shkeljeve rrugore dhe njëkohësisht ka patur më shumë gjoba administrative kryesisht. Në një intervistë për Report Tvme gazetarin Emiliano Islami, Besmir Qibini, shefi I qarkullimit rrugor Tiranë tregon se përdorimi i telefonit, mosmbajtja e rripit të sigurisë dhe konsumimi I alkoolit janë shkaqet kryesore të aksidenteve të ndodhura.
Ai bëri apel që të merren masa më të ashpra për shoferët që përdorin telefona dhe pa rripa.
G.MO//ReportTv.al“Gjobat apo masat administrative ditët e fundit kanë qenë më të ashpra për pjesën e sigurisë rrugore. Patjetër, numri I tyre ka qenë më I lartë tek masat ku përfshihet siguria rrugore. Kanë të bëjnë me alkoolin, shpejtësinë, rripat e sigurimit , kaskat mbrojtëse, parakalimet e gabuara , përdorimi I telefonit apo aparatit celular I cili është shkak determinant për aksidente ku humbet përqendrimi. Këtu kemi një trend në rritje të masave administrative. Me masat e tjera kemi qenë constant ku kryesisht edhe për parkimet e gabuara që pengojnë lëvizjen rrjedhshëm të mejteve, pasi 40% të trafikut e bëjnë parkimet e gabuara dhe në akset kryesore ne jemi konstant dhe të ashpër me këto mjete të cilë pengojnë rrjedhshëm lëvizjen e mjeteve. Jemi sensibël në pjesë të tjera të rrugës ku qytetari mund të blej diçka apo ka ndaluar për diçka jetike.”- tha për Report Tv Besmir Qibini, shefi I qarkullimit rrugor Tiranë në Report Tv.