Flukset turistike, ministrja e Turizmit: 1 milionë vizitorë të huaj gjatë dy muajve të parë të këtij vitit

5 Mars, 13:21| Përditesimi: 5 Mars, 13:23

  • Share

Rreth 1 milionë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë në dy muajt e parë të vitit 2024. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka publikuar shifrat e flukseve hyrëse për muajin shkurt, ku 480, 539 vizitorë të huaj kanë vizituar vendin tonë ose 55% më shumë se shkurti i vitit të kaluar.

“Fantastike shifrat e muajit shkurt, me 55% më shumë vizitorë se shkurti i vitit të kaluar, duke bërë që Shqipëria të presë rreth 1 milionë turistë të huaj vetëm në dy muajt e parë të vitit 2024”, shkruan ministrja Kumbaro në rrjetet sociale.

Ndërkohë, për dy muajt e parë të vitit 2024 kanë udhëtuar drejt Shqipërisë 41% më shumë turistë të huaj krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Shifrat e larta hyrëse gjatë muajve të dimrit (janar-shkurt) konfirmojnë tendencat për ta vizituar vendin tonë si atraksion gjithëvjetor dhe jo më sezonal i lidhur me turizmin e bregdetit.
 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqip: 05/03/2024 23:07

    Nje me pak se njemilion se nuk llogaritet se eshte Liami i big brodher dhe hyri ne burg.

    Përgjigju
  • Pet,: 05/03/2024 13:31

    Ku jane qe nuk i shohim? ku fshihen ?. Nese jane 500 mije turiste ne muaj ne kete kohe, ne vere duhet te jene 5 miljon ne muaj. Qeveria po lufton me mullinjt e eres me ane te ketyre shifrave fiktive, sepse nuk shohim armiq ne horizont.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?