Fluks vizitash në pediatrinë e Fierit, mjekja: Viroza shfaq temperatura të larta, diarre dhe të vjella

24 Qershor 2023, 15:32| Përditesimi: 24 Qershor 2023, 15:36

  • Share

Për shkak të virozave të stinës në spitalin e Fierit ka fluks fëmijësh të prekur dhe që kërkojnë ndihmë mjeksore. Brenda 24 orëve në urgjencë paraqiten 60 të vegjël, dhe sipas pediatres Albana Haxhiaj prindërit nuk duhet të neglizhpjnë sapo të konstatojë temperaturë tek fëmija.

Ndryshimet e temperaturave kanë shtuar fluksin e fëmijëve që paraqiten me virozat e stinës në pediatrinë e spitalit Rajonal të Fierit, ku çdo ditë numërohen deri 60 raste.

“Marrin ndihmë mjekësore 40-60 fëmijë në ditë” tha  Albana Haxhiaj, pediatre.

Pediatre Albana Haxhiaj në një intervistë për Report Tv tregon disa nga shkaqet dhe simptomat virale të fëmijëve.

“Diarre, të vjellat dhe temperaturë, lidhur kjo edhe me temperaturat e stinës së verës” tha mjekja.

Sipas mjekes,  prindërit të tregojnë kujdes dhe të mos neglizhojnë vizitat, por në rastet e rënda, nevojitet shtrimi.

“10-12 raste në ditë qëndrojnë në kushtë spitalore, aktualisht nuk kemi raste të rënda dhe janë të menaxhueshme nga stafi” u shpreh mjekja.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?