Edmond Panariti

Fluks refugjatësh drejt Shqipërisë? Ish-deputeti i LSI-së: Mund të na destabilizojnë! Meta të thërrasë sigurinë

8 Mars 2020, 18:25| Përditesimi: 8 Mars 2020, 18:27

  • Share

Ish-deputeti dhe ministri i LSI-së, Edmond Panariti i kërkon ish-kryetarit të tij, aktualisht President i vendit, Ilir Meta që të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të shqyrtuar me urgjencë sipas tij, transferimin masiv të refugjatëve nga zonat e luftës në territorin shqiptar. Panariti jep tre arsye se përse sipas tij, Ilir Meta duhet të ndërmarrë një vendim të tillë.

"Presidenti dhe Keshilli i Sigurisë Kombëtare duhet të shqyrtojnë me urgjencë transferten masive të refugjatëve brenda territorit shqiptar! Populli shqiptar e ka per traditë mikpritjen dhe strehimin e te huajve ne nevoje dhe te kercenuar ne vendet e tyre!

Kjo dihet! Po ashtu vendi, besoj i ka permbushur dhe madje tejkaluar detyrimet ne perballjen e krizave humanitare, madje shumë me teper se vende te fuqishme pereth. Dua të perqendrohem vetëm te siguria kombëtare, packa se çështja e refugjatëve eshte me komplekse se kaq. Separi duhet qe Keshilli i Sigurisë Kombëtare të njihet me hollesite dhe rrethanat e kesaj transferte masive refugjatesh? Perse? Po rendit disa arsye:

1. Ka mjaft studime qe deshmojne se refugjatet nga zonat e luftes, mbartin rrezikun e destabilizimit te vendit prites. Kjo mund te vije ne formen e aktivisteve politike te cilet mund ta perdorin vendin si baze riorganizimi te rezistencës.

2.Vendi prites mund te shndërrohet ne strehim luftetaresh te cilet nen masken e refugjatëve, mund te futin arme dhe te behen bartes te ideologjive destabilizuese.

3. Keshilli i Sigurisë Kombëtare duhet te njihet me koheqendrimin e refugjateve dhe hollesite e fatit te tyre afat mesem dhe afat gjatë.

Eshte urgjente që Presidenti dhe Keshilli i Sigurisë te shqyrtojnë dhe shprehen per kete ceshtje" thotë ai. Report tv udhëtoi dje në dy nga zonat ku mendohet se do të strehohen emigrantët e paligjshëm nëse vendi ynë do të përballet me një fluks refugjatësh sirianë. Një ndër pikat e përcaktuara është në fshatin Gjadër në Lezhë, ndërsa tjetra në jug të vendit në fshatin "Arshi Lengo" 12 km në lindje të qytetit të Gjirokastrës.

Komento

Komente

  • Lalka i Radanecit: 08/03/2020 18:32

    Ja dhe ky loqka i LSI jep men per Sigurine po vetem per ne Zapet je aty ku rriten derrkuckat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?