Fluks qytetarësh në pikën kufitare Morinë, shkak festat e fundvitit! Ngrihet qendra shëndetësore për verifikimin e certifikatës së COVID-19 dhe marrjen e vaksinës

29 Dhjetor 2021, 09:50| Përditesimi: 29 Dhjetor 2021, 09:58

  • Share

Festat e fundvitit kanë shtuar fluksin e qytetarëve në pikën e përbashkët kufitare Shqipëri-Kosovë ndërkohe që në pikën kufitare Morinë është instaluar një personel mjekësor për verifikimin e certifikatave të vaksinimit.

Qëllimi i personel shëndetësor i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Kukës, është verifikimi i llojit të vaksinimit për qytetarët që kthehen nga shtetet e perëndimit në vendlindje.

Edhe në pikën kufitare të Vermicës autoritetet e Kosovës kanë ngritur një qendër vaksinimi për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve, që jetojnë jashtë vendit dhe kthehen pranë familjeve të tyre për festat e fundvitit me qëllim që ta kryejnë këtë procedurë në kufi, për të shmangur kthimin pas të tyre.

Në këtë qendër mund të vaksinohen edhe qytetarët e Shqipërisë. Sipas rregullave të reja të qeverisë së Kosovës çdo person që hyn në Kosovë duhet të ketë certifikatën me dy doza të vaksinës ose një dozë së bashku me dëshminë se ka kaluar COVID-in ndërsa nga data 3 janar do pranohen vetëm ata me dozat e plota të vaksinës.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?