Kronikë

Fluks pasagjerësh në Portin e Durrësit, nga 3 tragete zbarkojnë 3446 udhëtarë dhe 1360 automjete

7 Gusht 2021, 14:22| Përditesimi: 7 Gusht 2021, 14:41

  • Share

Sezoni turistik kanë rritur fluksin e udhëtimeve dhe pasagjerëve edhe në portin e Durrësit. Deri në mesditën e sotme kanë mbërritur 3 tragete, konkretisht 2 të linjës Bari-Durrës dhe një i linjës Ankona-Durrës.

Nga dy tragetet e linjës Bari-Durrës kanë zbritur 1646 udhëtarë dhe 940 automjete, ndërsa nga trageti i linjës Ankona-Durrës kanë zbritur 1800 udhëtarë dhe 420 makina.

Për shkak të sezonit veror deri më 9 gusht linja Bari-Durrës bën dy rrugë në 24 orë, ku pritet që gjatë pasditesh të mbërrijnë edhe 2 tragete të tjera me pasagjerë.

Në Portin e Durrësit punohet me 20 sportele.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?