Fluks në Morinë, qytetarët nga Kosova ‘dyndin’ bregdetet shqiptare! Në fundjavë 16 mijë vizitorë drejt Shqipërisë

18 Qershor 2023, 16:17| Përditesimi: 18 Qershor 2023, 16:23

  • Share

Mijëra qytetarë nga Kosova sikurse çdo vit, kanë zgjedhur Shqipërinë për të pushuar. Vetëm këtë fundjavë nga pika kufitare e Morinës kanë hyrë më shumë se 16 mijë qytetarë dhe 9200 automjete.

Me mijëra qytetarë nga Kosova kanë kaluar kufirin me Shqipërinë për të kaluar fundjavën në bregdetin shqiptar. Shumica e kosovarëve kanë zgjedhur Shjqipërinë për pushimet verore në bregdetin, duke shtuar fluksin e hyrjes së tyre në vendin tonë.

E diela nisi me fluks të lartë qytetarësh e mjetesh në Morinë. Pjesa më e madhe e tyre thonë se vijnë për pushime. 

Burimet e policisë kufitare bëjnë të ditur se gjatë kësaj fundjavë më shume se 16 mijë qytetare dhe 9200 automjete kaluan kufirin nga Kosova drejt Shqipërisë. Në pikën kufitare të Morinës prej 1 qershorit po zbatohet procedura e kalimit pa kontrolle në kufi, sipas marrëveshjes ndërqeveritare të vitit te kaluar. Ndërsa në afërsi të doganës kosovare të Vërmicës, nuk pati kamionë të shumtë me targa serbe.

Kujtojmë se prej tre ditësh automjete te transportit te mallrave me targa te Serbisë, qëndruan në kufirin Shqipëri –Kosovë, kjo sipas vendimit të qeverisë së Kosovës, për të mos lejuar asnjë mjet te Serbisë, për të hyrë në territorin e Kosovës, deri në një urdhër të dytë.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 18/06/2023 16:28

    Mos me ken dardanet bregdeti shqiptare ashte bosh

    Përgjigju
    • Lala: 18/06/2023 18:56

      Po po ke te drejt.me 16 mij QE erdhen Jet fundjave do ja hedhim varferise e do behemi te pasur.mos ja fut kalemit me shpull .un cuditem Si vin I her per plazh kush Mitrovica esht ne rrezik.apo ne FB Jan te gjith oatriota

  • dion: 18/06/2023 16:26

    Kjo eshte teper normale, nuke kane te gjithe trut e qeverise anti Shqipetare te Albin Kurtit e Vjosa Osmani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?