Kosova ‘zbarkon’ drejt bregdetit shqiptar, fluks në Morinë, mbi 40 mijë vetëm gjatë mëngjesit

26 Gusht 2023, 09:39| Përditesimi: 26 Gusht 2023, 11:39

  • Share

Mbi 40 mijë qytetarë të Kosovës kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në bregdetin shqiptar, dhe fluksi vihet re që në orët e para të mëngjesit në Morinë. Të paktën mbi 10 mijë automjete të vogla dhe autobusë, kaluan në pikën kufitare.

Fluksi i turistëve nga Kosova ka sjellë dhe ngarkesë në trafikun e automjeteve në Rrugën e Kombit. Kolona e mjeteve kaloi më shumë se 6 kilometra deri në afërsi të Urës së Uzinës.

Gjatë sezonit, policia kufitare e Morinës, operon pa kontrolle sipas marrëveshjesh së përbashkët ndër qeveritare Kosovë- Shqipëri, ndërsa për të përballuar fluksin janë shtuar sportele dhe punonjës.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?