Fluks kërkesash për pagën e luftës në Lezhë, shërbimet online për të shmangur grumbullimet

27 Prill 2020, 19:44| Përditesimi: 27 Prill 2020, 19:49

  • Share

Situata e krijuar nga koronavirusi është shoqëruar me fluks kërkesash për përfitimin e pagës së luftës, pranë zyrës rajonale të punësimit në Lezhë. Për të shmangur kontaktet fizike me qytetaret shërbimet po ofrohen online, ndërsa ata që i janë drejtuar këtij institucioni gjatë kësaj periudhe janë persona të cilët janë larguar ngë puna në ndërmarrjet ku punonin, por edhe të tjerë që kanë qenë të papunë dhe shpresojnë të përfitojnë nga paketa e 3 e qeverisë.

"Ata që janë larguar nga vendi punës kanë të drejtën legjitime t'i drejtohen zyrës së punës për të përfituar pagën, por edhe ata të cilët janë të papunë i janë drejtuar portalit e-albania'', tha Fatmir Delishi Drejtor i Shërbimit Kombëtar te Punësimit Lezhe

Delishi shton se të gjithë personat e larguar nga puna përpara datës 10 mars kanë përfituar dyfishin e pagës minimale.

"Gjatë muajit mars kemi pasur kërkesa më tepër nga ata që janë larguar brenda muajit mars, më pas ka pasur dhe nga të prillit të cilët po rriten çdo ditë kërkesat", tha Delishi

Në Lezhë janë një numër i konsiderueshëm personash që kanë ngelur të papunë nga mbyllja e shumë bizneseve, si shkak i situatës së jashtëzakonshme të krijuar nga pandemia COVID-19.

Ndërkohë në Fier ka ankesa për sa i përket marrjes së pagës së luftës. Punonjëset e një fasonerie kanë dalë në protestë pasi nuk kanë përfituar pagën e luftës.

Edhe në Durrës e Përmet punonjëset e fasonerive kanë protestuar më herët pasi kërkojnë pagën e luftës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?