Fluks i lartë qytetarësh nga Kosova drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën

13 Prill, 10:32| Përditesimi: 13 Prill, 11:07

  • Share

Në pikën kufitare të Morinës fundjava ka nisur me fluks të lartë mjetesh e qytetarësh nga Kosova drejt Shqipërisë.

Kjo është fundjava e parë pas muajit të Ramazanit, muaj gjatë të cilit pati kufizim të ndjeshëm të lëvizjes për shkak të agjërimit.

'Jo për mua unë asnjëherë nuk kam pasur probleme në kufi.'- tha një qytetar

'Ishim me nusen për të vizituar familjen në Durrës. E kam vizituar shumë herë. Shumë mirë duket në kufi, pas asnjë problem kaloj.'- u shpreh një qytetar.

'Sot kemi vendosur të shkojmë në Durrës për dy ditë për qejf. Këtu shumë në rregull është kufiri. Jam shumë i kënaqur.'- tha një tjetër.

Në pikën e përbashkët kufitare, policia punoi me procedurën e kalimit të kufirit pa kontrolle përgjatë fundjavës sipas marrëveshjes ndërqeveritare.

Vetëm në orët e para të ditës së sotme përmes Morinit kanë hyrë në territorin e Shqipërisë më shumë se 7000 qytetarë të Kosovës, me rreth 4100 automjete.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?