Fluks fëmijësh me virozë në Pediatrinë e spitalit të Fierit! Mjekja: Deri 100 fëmijë në ditë vijnë marrin ndihmën e parë! Fëmijët vijnë me temperaturë, të vjella e diarre

12 Qershor 2022, 18:45| Përditesimi: 12 Qershor 2022, 18:50

  • Share

Temperaturat e larta kanë shtuar fluksin e fëmijëve, që paraqiten me viroza për të marrë ndihmën e parë mjekësore në pediatrinë e spitalit Rajonal të Fierit.

“Në urgjencën pediatrike të spitalit Rajonal Fier, paraqiten çdo ditë 70 deri në 100 fëmijë për të marrë ndihmën e parë, nga këta deri në 30 fëmijë çdo ditë kanë nevojë për të marrë hidrime ditore pranë repartit ditor pranë urgjencës. Në pavijone janë të shtruar 30 deri në 40 pacientë”, thotë mjekja. 

Mjekja pediatre Albana Haxhiu tregon për Report TV, simptomat kryesore me të cilat paraqiten fëmijët në urgjencë.

“Shenjat më të shpeshta me të cilat ata paraqiten janë diarre, temperaturë, të vjella, dobësi trupore, mungesë oreksi. Ende vijojnë virozat e traktit respiratore”, shprehet mjekja pediatre.

COVID-19 nuk është zhdukur prandaj duhet treguar kujdes thotë mjekja Haxhiu, teksa jep disa këshilla për prindërit, për ushqimet e temperaturat.

“Ende ka fëmijë që paraqiten dhe rezultojnë pozitive në rapid teste për COVID 19. Këshilla ime për prindërit është të shmangin oraret e pikut të temperaturave të larta, të mos i ekspozojnë fëmijët në temperatura të larta, tu japin sa më shumë lëngje dhe të kenë kujdes me ushqimet që ju japin fëmijëve të tyre”, thotë Albana Haxhiu.

Sipas informacioni numri më i lartë i fëmijëve që vijnë në pediatri për të marrë shërbim mjekësor janë nga zonat rurale të Fierit për shkak se ka fshatra që nuk kanë mjek pediatër në qendër shëndetësore.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?