Aeroporti i Rinasit

Fluks drejt Aeroportit të Rinasit, ARRSH: Nga data 1 maj devijohet lëvizja që të shmangen e vonesat

28 Prill 2022, 12:42| Përditesimi: 28 Prill 2022, 12:46

  • Share

Nga data 1 maj, lëvizja drejt aeroportit do të devijohet. Autoriteti Rrugor bën me dije se kjo masë, e marrë për një afat të pacaktuar, vjen për shkak të rritjes së fluksit të qarkullimit të automjeteve drejt Aeroportit të Rinasit, pas lirimit të masave anti-COVID.

Për pasojë, qarkullimi drejt Aeroportit do të realizohet me një sens lëvizje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq

Mjetet që vijnë nga veriu për drejtimin në Rinas do të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport.

Harta si do të bëhet devijimi 

Komento

Komente

  • Bledi: 30/04/2022 10:00

    Prisni prisni se nuk keni parë gjë akoma. Kur të fillojë trafiku i verës dhe të bllokohet rruga Mamurras deri në vore nga vëllezërit kosovarë. Atëherë hajde gjë ku futu. Gjithë këto vite nuk u mbyll njëherë autostrada e veriut. Investoni bëni rrugën e Rinasit me 4 korsi.

    Përgjigju
  • Kujtim: 29/04/2022 19:18

    Po hekurudha qe ka 9 vite qe trumpetohet.Po aq e veshtire qenka te dublikohet nje rruge 3 kilometrash.Apo qellimi te merzisin njerezit

    Përgjigju
  • Paul: 28/04/2022 16:34

    NUK SHFRYHET TRAFIKUN KESHTU ,,,,POR BEHET RRUGA 2 ME 2 NGA MEGATEGU E DERI NE AEROPORT....VETEM ME VJEDH E KENI MENDJEN....

    Përgjigju
  • Genci: 28/04/2022 14:05

    Po aman ore se na lodhet cfare shteti jeni ?! Perderisa nuk beni masterplane dhe planifikime 10 vjecare per infrastrukturen, do merreni me te tilla vogelsira. Kjo nuk eshte zgjidhje. Fundja rruga e vogel qe lidh aeroportin me daljen ne autostrade nga krahu verior, nuk eshte gje tjeter vecse nje rruge fshati ku njerezit blejne fruta e perime e nuk mund te perballoje fluks kaq te madh qe po e drejtoni aty. Zoti ju ruajt por nuk eshte mire keshtu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?