Kronikë

Fluks dhe prezencë lagështire, policia në terren nga rruga e Kombit deri në Sarandë, pezullohen 24 patenta dhe vendosen 54 gjoba

10 Tetor 2021, 16:16| Përditesimi: 10 Tetor 2021, 16:19

  • Share

Policia Rrugore, në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë në fundjavë, duke qenë se në shumë akse rrugore ka fluks të lartë të qarkullimit të automjeteve, nisur dhe nga prezenca e lagështirës në rrugë për shkak të motit me shi, ka rritur prezencën e patrullave nga Rruga e Kombit deri në Sarandë.

Gjatë monitorimit, në 24 orët e fundit janë konstatuar shumë drejtues mjetesh që kanë abuzuar me shpejtësinë, që ka variuar deri në 175 km/h në aksin Kavajë-Rrogozhinë, shpejtësi që sjell rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Prej mëngjesit të sotëm deri në orën 16:00 janë pezulluar për shpejtësi në rrugët interurbane, që varionte gati dyfish mbi normën e lejuar, 24 leje drejtimi, me afat pezullimi nga 1 muaj deri në 6 muaj. Për disa prej drejtuesve të mjeteve janë vendosur edhe masa administrative nga 10.000 lekë deri në 25.000 lekë të rinj.

Po gjatë monitorimit janë vendosur 54 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara, pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit, por vetëm masa administrative deri në 4.000 lekë të rinj për secilin prej tyre.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Goni: 10/10/2021 15:26

    Nuk rregullohet trafiku me gjoba e me police te korruptuar se aksidentet vazhdojne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?