Kapshtice

Fluks automjetesh prej disa ditësh në Kapshticë, emigrantët shqiptar kthehen në tokën greke pas javës së Pashkëve

26 Prill 2022, 08:38| Përditesimi: 26 Prill 2022, 08:49

  • Share

Nën zhurmën e borijeve dhe radhëve kilometrike të automjeteve është “zgjuar” edhe mëngjesin e sotëm pika kufitare e Kapshticës. Fluksi është krijuar nga emigrantët shqiptarë që pasi kaluan javën e Pashkës po kthehen në tokën greke.

Sipas informacioneve të siguruara nga Report Tv si pala shqiptare ashtu edhe pala greke kanë punuar gjatë gjithë kohës me sportele maksimale dhe shërbim të shpejtë për të bërë të mundur kalimin e shtetasve shqiptarë pa pritje me orë të gjata.

Sipas informacioneve nga policia kufitare në Kapshticë, kanë hyrë 2869 shtetas dhe kanë dalë 6503. Ndërkohë në Qafë Thanë, kanë hyrë 2518 dhe kanë dalë 2757 shtetas.

Presioni i fluksit në pikën kufitare të Kapshticës ka mbizotëruar gjatë gjithë këtyre ditëve.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?