Florinda Mazreku, aktorja e dashur e Teatrit të Kukullave rrëfehet në 'Esencë': 41 vite duke i dhuruar personazhe e hare fëmijëve të Shqipërisë

29 Nëntor 2022, 19:31| Përditesimi: 29 Nëntor 2022, 20:23

  • Share

TIRANË-  Jo vetëm fëmijët, por breza të tërë prindërish e njohin atë që ka lënë kujtime të pashmangshme në teatrin e kukullave.41 vite të karrierës së saj ia ka dedikuar atyre.

Florinda Mazreku ose Cuci ia ka dedikuar jetën kukullave dhe për të kthyer pas shiritin e këtij filmi të bukur në jetën e saj profesionale,ajo erdhi në “Esencë”. Asaj të gjithë i thërrasin Cuci dhe me ose pa alter ego ajo është njeriu që pasionin për jetën dhe profesionin e ka të shprehur në çdo dimension të qënies së saj.

U përlot sapo nisi të na rrëfente se gjithë jeta e saj ka qenë e lidhur me kukullat, madje dhe shtëpia e saj, në asnjë moment nuk ka kuptim pa to.

Një takim rastësor me regjisorin Piro Milkani në Teatrin Popullor, kur ky i fundit  i kërkon një kinoprovë për një rol në film,ishte një prej atyre momenteve që do ta poziciononte ndryshe në kinema. Dhe kështu erdhi roli i saj në filmin e 1974-ës “Shtigje Lufte”.

Teksa kujton që ka kaluar një fëmijëri plot sakrifica,përmend edhe faktin që ky profesion dhe jeta në teatrin e kukullave është për të një përmbushje jo vetëm profesionale.

“Fëmijët që duartrokisnin,më jepnin dritë,sytë e tyre si prozhektorë të vegjël ishin për mua gjithçka”- rrëfen Florinda mes lotëve.

Një surprizë që e shtoi instensitetin e emocioneve ishte dhe mesazhi që mikesha e saj regjisorja Klaudia Hila,i dërgoi Florindës.

Një moment që e ka plotësuar jetën e aktores është patjetër familja e saj,bashkëshorti djali dhe vajza,por një dobësi për nipërit e bënë Florindën të përlotej në studio nga mesazhet e tyre për gjyshen e dashur. Në një përvjetor martese e bija Xhenis i organizoi një dasmë surprizë,si për të rivlerësuar edhe njëherë dashurinë dhe përkushtimin e prindërve të saj ndër vite por edhe lidhjen e fortë mes familjes.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?