Foto ilustruese

Florida miraton ligjin e ri, i cili ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 14 vjeç

26 Mars, 20:28| Përditesimi: 26 Mars, 20:30

  • Share

Guvernatori i Floridas, Ron Desantis ka nënshkruar një ligj i cili ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për minorenët në moshën 14 vjeç.

Nga ana tjetër ky ligj i firmosur të hënën parashikon lejen e prindit për përdorimin e rrjeteve sociale për adoleshentët e moshës 14-15 vjeç.

Fillimisht paketa e Desantis parashikonte ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 16 vjeç, pavarësisht miratimit të prindit. Por paketa u rishikua dhe legjislatura republikane e Floridës solli një paketë të dytë. Ligji i ri për përdorimin e rrjeteve sociale pritet të hyjë në fuqi nga 1 janari i ardhshëm.

Megjithatë  priten sfida pasi paketa ligjore mund të ngrejë pretendimet e kompanive të ndryshme se shkel amendamentin e parë, atë të shkeljes së lirisë së fjalës.

Legjislacioni gjithashtu i kërkon kompanive të rrjeteve sociale të fshijnë profilet e personave nën moshën 14 vjeç në Florida.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?