Pamje nga uragani Nicole në Florida

Florida goditet nga uragani Nicole, 233 mijë familje pa energji dhe anulohen 1200 fluturime

10 Nëntor 2022, 14:14| Përditesimi: 10 Nëntor 2022, 14:11

  • Share

Bregu lindor i gadishullit të Floridës është goditur nga uragani i kategorisë 1 Nicole me erëra që shkojnë deri në 120 km/h, duke lënë mijëra familje pa energji dhe duke detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuime, raporton CNN.

Sipas raportimeve, Uragani Nicole shkaktoi rrëshqitje dheu përgjatë bregdetit në lindje të Floridës, në orët e hershme të së enjtes.

Më shumë se 233,000 shtëpi dhe biznese në të gjithë Florida kanë mbetur pa energji elektrike që nga ora 7:33 e mëngjesit me orën lokale, sipas gjurmuesit të shërbimeve Poweroutage.us.

Autoritetet vendase paralajmëruan se ngritja e nivelit të ujit të detit shkaku i stuhisë mund të shkatërrojë edhe më tutje shumë plazhe që kanë mbetur të dëmtuara nga uragani Ian në shtator.

Mbi 1,200 fluturime gjithashtu janë anuluar brenda dhe jashtë SHBA-së për shkak të uraganit.

Kjo është e treta herë që nga viti 1853 që goditet nga një uragan në muajin nëntor. Uraganet e mëparshme ishin uragani Yankee në vitin 1935 dhe uragani Kate në vitin 1985.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?