Floriana Garo: Bashës i kemi lënë afat boll deri më 5 janar që të lirojë zyrën, do bëjmë revolucion paqësor! Vetëm Berisha e nxjerr PD nga gjumi apatik

27 Dhjetor 2021, 19:50| Përditesimi: 27 Dhjetor 2021, 20:22

  • Share

5 janari është afati i fundit, që Komisioni i Rithemelimit, i dalë nga Kuvendi i thirrur prej Sali Berishës më 11 dhjetor, i ka lënë Lulzim Bashës, që të lirojë zyrën, ndryshe anëtarët e PD-së do veprojnë si një forcë pëmrbarimore, e do nxjerrin kryetarin nga selia. Floriana Garo, zëdhënësja e Sali Berishës, e ftuar në emisionin ‘Studio Live’, në Report Tv tha se anëtarët e Komisionit të Rithemelimit janë për një revolucion paqësor, ndërsa shton se nuk e di sesi do të procedojnë ngjarjet atë ditë.  Për Garon, Lulzim Bashës i është dhënë afat boll deri me 5 janar që të lirojë zyrën në selinë e PD-së, pasi sipas saj ka pasur mjaft kohë që të reflektojë vullnetin e anëtarëve.

‘Kjo është ajo që i shkon në mendje njerëzve ky nuk është aspak rasti, ne e kemi theksuar se ky është një revolucion paqësor, ne i kemi lënë boll hapësirë Bashës deri me datë 5 janar, pasi ka pasur mjaft kohë të reflektojë siç ka dashur vullneti i anëtarëve. Pas datës 5 janar anëtarësia do të veproj si përmbarues politik pa dhunë. Vullneti i demokratëve është shprehur nëpërmjet kuvendit të 11 dhjetorit. Më 5 janar Basha duhet të lërë zyrën. Nuk mund të spekuloj nëse do të ketë shpërthim zyrash. Ne kemi thirrur për protesta paqësore, por sesi do të procedojnë ngjarjet unë nuk mund të them. Por demokratët mezi po presin që ai të largohet. Është e drejta jonë, e drejta e çdo demokrati të jetë në selinë e PD-së. Kyçja e zyrave me çelës është një sjellje anormale’- tha Garo.

Garo beson se vetëm Berisha mund ta nxjerrë PD nga gjumi apatik që ka rënë gjatë kohës së drejtimit nga ana e Lulzim Bashës.

‘Vetëm Berisha mund ta nxjerrë PD nga gjumi apatik. Bashës i mungonte formula e fitores. Berisha di që t’i energjizojë njerëzit dhe ti çojë drejt fitores.’- tha Garo.

Sa i përket protestës së datës 8 janar e thirru nga Sali Berisha, Garo tha se do të jetë një mega protestë, ku qytetarët do të protestojnë kundër qeverisjes së Edi Ramës.

‘Protestat do të nisin më 8 janar që do të jetë një mega protestë. Do të jetë një protestë kundër qeverisjes së Edi Ramës.’- tha Garo.

Pas disa tentativave për të pushtuar me forcë selinë e Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka lënë afat Lulzim Bashës deri në 5 janar 2022, për t’u larguar nga selia bashkë me lidershipin e tij. Në të kundërt, Sali Berisha ka sinjalizuar se do të rrethojë me mbështetësit e tij selinë blu, duke nënkuptuar mundësinë e largimit të Bashës me forcë. Nga ana tjetër, Lulzim Basha ka deklaruar se po përgatitet për të përballuar të gjithë skenarët e Sali Berishës, përfshirë edhe një sulm të mundshëm të këtij të fundit, për të marrë me forcë selinë. Dy grupet, pasi kanë shkarkuar dhe nuk njohin njëri-tjetrin,  kanë nisur edhe një betejë ligjore. Është pikërisht kjo përballje ligjore, e cila në fund do të përcaktojë se kush do ta kontrollojë selinë e Partisë Demokratike. Berisha ka dërguar për konfirmim në gjykatë statutin paralel që miratoi më 11 dhjetor 2021 ku ka shkarkuar Bashën ndërsa ka kaluar PD-në në duart e një të ashtuquajturi Komision për Rithemelimin e partisë. Për konfirmim në gjykatë ka dërguar ndryshimet statutore të korrikut edhe Lulzim Basha, ndonëse 5 muaj me vonesë. Mbi këto ndryshime, Basha nxori jashtë lojë të gjitha vendimet e njëanshme dhe strukturat paralele të ngritura nga Berisha.  

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tedi Ngjela: 28/12/2021 07:14

    Brava Floriana! Keshtu duhet te besh leket.

    Përgjigju
    • Katarakti: 28/12/2021 12:06

      Sekreti i Kumturise:qendroni larg budallenjve"!

  • Tabi: 28/12/2021 07:11

    Çfare pune ka kjo me politiken. Kjo eshte per klarinet

    Përgjigju
  • Ben: 28/12/2021 05:11

    Kjo eshte si Lul Basha,e keni vënë re,vetem qesh.Si Luli,po versioni femer.Paska ardhe per te rregullu shqiptaret,me i rrit economikisht?!.Ne fact nuk dime se kjo ka ndonje ide,perveç buzeqeshjes,qeshjes ne çdo kohe kur flet.

    Përgjigju
  • Sindi: 28/12/2021 02:14

    Po floriana po,,,pirdh pirdh se lirohesh......

    Përgjigju
  • Iris: 28/12/2021 01:08

    Interesant fakti qe kane lene 5 Janarin si dite te fundit.Ne 6 Janar behet nje vit nga dita qe fanatiket e Trumpit mesyne Kongresin.Ndoshta dhe fanatiket e Sales do te bejne ndonje revolucion << paqesor>> te ngjashem.Sa pe Garon qe mendon se vetem Berisha e nxjerr PD nga gjumi apatik,duhet t'i kujtojme,qe eshte po ai, qe ka per t'a futur ne varr pergjithemone me rikthimin e tij.

    Përgjigju
  • Florjana dollari: 27/12/2021 23:27

    Ti s'je gje tjeter,por vetem nje marathonomake pas parave, te prish pune martesa, dhe u turre nga pd-ja te pasurohesh.

    Përgjigju
  • emri: 27/12/2021 22:59

    duhet te jesh shume fycke dhe shume pjeshke, si kjo figura, qe te shkosh mbas Berishes. Me kete nuk them se duhet te shkoje pas Bashes te kuptohemi ... Por gjithsesi them: cfare mengjeje i ben hyzmet kjo pjeshka qe meret akoma me Berishen?!

    Përgjigju
  • Balo Bënça: 27/12/2021 21:25

    Kjo Garo është e lindur për politikë! Buzëqesh edhe po t'a lyesh me m*t!

    Përgjigju
    • Den: 28/12/2021 11:51

      Bravo,sa na mungojne keto revolucionet,per 50 vjet na ngopi enveri me revolucione,si duket berishes i eshte bere semundje dhe nuk mund te jetoje dot pa revolucione

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?