Boksieri Florian Marku pësoi humbjen e parë në karrierë dhe kjo ndodhi të dielën përballë Chris Kongo në "O2 Arena" të Londrës. Pas dhjetë raundeve ishin pikët e gjyqtarëve që vendosën për humbjen e shqiptarit, që pas 15 ndeshjeve në boksin profesionist sheh humbje.
Tanimë vetë Marku ka reaguar në kanalet e komunikimit duke thënë se nuk i pëlqejnë justifikimet dhe se do kthehet më i fortë se kurrë.
"Faleminderit Zotit për gjithçka si në fitore por edhe në humbje. Kam shumë vite pa përjetuar diçka të tillë në karrierën time. E kisha harruar këtë ndjenjë, por nuk ishte nata ime, kështu ishte e shkruajtur. Justifikimet s'më pëlqejnë. Dua t'ju falenderoj nga zemra të gjithë ata që ishin në stadium dhe të gjithë ju që më keni ndjekur nga ekrani. Do rikthehem më i fortë se kurrë", shkruan 31-vjeçari lushnjar në kanalet e komunikimit.
S.DH/ReportTv.al