'Flor Mumajesi, nuk mund të mos ua them të gjithëve se ke një zemër flori!' Falënderimi special që bëri bashkëshortja për ata që ndihmuan Genc Fugën

2 Gusht 2023, 13:52| Përditesimi: 2 Gusht 2023, 14:04

  • Share

1690977225_flor.jpg

Kanë qenë regjisorët Mevlan Shanaj dhe Kiço Londo të parët që bën të pamundurën që Genci të merrte ndihmën mjekësore në kohë, pas goditjes në tru mbrëmjen e së shtunës që lamë pas.  

Siç zbulon aktorja Eni Jani, në një status mirënjohje të saj në rrjetet sociale, këngëtari Flori Mumajesi është një ndër artistët që nuk e ka kursyer ndihmën e tij.

“Genci, me Zotin para dhe me gjithë dashurinë e njerëzve ne të dy do kemi një rrugë të vështire përpara... por ashtu siç duhet, sepse shumë njerëz me bujarinë e tyre e kanë bërë të mundur që këtë rrugë ta kemi të përballueshme. Dhe në fund o Flor Mumajesi, e di që do më thuash pse, por nuk mundem të mos ia them të gjithëve se ke një zemër flori”, ka shkruar ajo, duke mos harruar të bëjë një falënderim special për solidarizimin e shqiptarëve të thjeshtë. Faleminderit për atë mbështetje zemre që nga momenti i parë të dashur miq, të njohur dhe të panjohur, sidomos ju të panjohur qe madhështinë e Gencit e sollët aq ngrohtë tek unë me respektin e simpatinë për të”, thotë më tej aktorja.


Lajmi kryesor:

Pas ndërhyrjes në tru, Genc Fuga ka nisur të reagojë! Bashkëshortja: Me Zotin para dhe dashurinë, do kemi një rrugë të vështirë përpara


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?