Flor Mumajesi nis vitin 2023 me një fotografi me Liberta Spahiun, mesazhi: Pak fshehurazi... ama pa kushte

1 Janar 2023, 11:18| Përditesimi: 1 Janar 2023, 11:21

  • Share

Viti 2023 ka nisur me urime dhe nga VIP-at shqiptarë. Mes tyre edhe Flor Mumajesi, i cili duket se zgjodhi të tregojë para të gjithëve romancën me Flor Mumajesin. Këngëtari ka publikuar foton e parë të vitit 2023 ku shfaqet me moderatoren Liberta Spahiu, me të cilën është përfolur prej kohësh se është në lidhje dashurie. 

"Pak tinza, ama pa kushte", tha Flori duke nënkuptuar se e do pa kushte ndonëse kanë qëndruar larg syrit publik. Por çfarë e bën të çuditshëm postimin e Flor Mumajesit në Instagram është kënga me të cilën shoqëron foton, teksti i të cilës thotë:

“Ëndërr nuk të pash, nuk të putha, s’të ledhatova

Nuk po them që s’po më dhemb, nuk po them që të harrova

Larg nga sytë, larg nga zemra…. ”.

Nga ana tjetër Liberta ka treguar në Instagram se ndërrimin e viteve e priti me familjen e saj.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?