Flokët e gjetura në një shpellë në spanjë

Flokët e epokës së bronzit të gjetura në një shpellë spanjolle zbulojnë përdorimin e parë të drogës në Evropë 3000 vjet më parë

22 Prill 2023, 12:09| Përditesimi: 22 Prill 2023, 12:12

  • Share

Shkencëtarët thonë se flokët e gjetura nga një shpellë në Menorca tregojnë se qytetërimet e lashta njerëzore kanë përdorur drogë 3000 vite më parë. Kjo besohet të jetë dëshmia më e vjetër në Evropë e njerëzve që kanë konsumuar drogë. Në shpellë ndodhen më shumë se 200 varre njerëzore dhe besohet se ka shërbyer si një vend rituali dhe funerari për rreth 600 vjet, deri në vitin 800 pes.

Studiuesit zbuluan se substancat, të cilat kishin potencialin të ishin mjaft të forta, mund të ishin përdorur si pjesë e ritualeve të mbajtura në shpellë. Analiza e flokëve, të cilat ishin lyer me ngjyrë të kuqe gjatë ritualeve të lashta dhe mund të kishin ardhur nga më shumë se një person, zbuloi tre substanca psikoaktive. Së bashku me atropinën dhe skopolaminën, të cilat nxisin halucinacione, shkencëtarët gjetën ephedrinë, e cila rrit energjinë dhe vigjilencën. Studiuesit vunë re gjithashtu se në shpellë u gjetën kontejnerë me motive spirale të gdhendura në kapakë. 

Dëshmitë e mëparshme të përdorimit të drogës parahistorike në Evropë ishin bazuar në prova indirekte siç është shfaqja e bimëve të drogës në përshkrimet artistike.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?