Flokët e fustani i Marylin Monroe, në
ankand këtë vjesht për 8 mijë dollarë

20 Korrik 2016, 17:50| Përditesimi:

  • Share
Gërshetat e flokëve të yllit të kinematografisë Marilyn Monroe do të dalin në ankand këtë vjeshtë dhe mendohet të shiten 8 mijë dollarë. Ato janë ruajtur nga mikesha e saj që kujdesej për flokët, Frieda Hull.

Në këtë ankand do të ofrohen edhe objekte nga koleksionet e tjera, duke përfshirë një fustan të zi transparent nga filmi “Some Like It Hot” dhe fotot e Marilyn Monroe në premierën e filmit “East of Eden”.

Akanadet e këtyre viteve kanë treguar se fancat e ikonës së bukurisë femërore janë mëse të gatshëm të paguajnë shifra marramendëse për të patur të tyret sendet e Monroes.

Redaksia Online 
(xh.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?