Udhëtuesit e hapësirës i mahnisin shpesh "tokësorët" me ekperiencat e tyre, të cilat jo pak herë i shpërndajnë në rrjetet sociale.
Këtë herë Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) ka lenë pa fjalë mijëra përdorues të internetit me një video të dy sferave të ujit që "lundrojnë" në hapësirë.
Sferat e kristalta të ujit kërcejnë pran njëra-tjetrës, teksa studiuesi i ekipit hetimor të Ring Sheared Drop (RSD) përpiqet t'i bashkojë ato.
"Një eksperiment i stacionit hapësinor Delta Faucet përdori mikrogravitetin për të vlerësuar formimin e pikave të ujit dhe rrjedhjen nga koka e dushit për të krijuar performancë më të mirë, për të përmirësuar përvojën e përdoruesit dhe për të kursyer ujin dhe energjinë," shkruan ISS në postim.