‘Fllade liqenore’, muzikë lirike e klasike në Pogradec, sopranoja Erinda Agolli: Emocion i veçantë të performosh në vendlindje

7 Gusht 2023, 16:24| Përditesimi: 7 Gusht 2023, 16:28

  • Share

Mbrëmja e së dielës për qytetarë e turistë në Pogradec, u shoqërua me tingujt e muzikës lirike e klasike.

Për herë të parë nën interpretimin e sopranos Erinda Agolli dhe kuartetit të harqeve të orkestrës së RTSH, u organizua në qytetin e Poradecit koncerti “Fllade Liqenore”. Nuk mungoi as baleti klasik, interpretuar nga dy balerinat e Teatrit të Operas dhe Baletit,  Anxhelo Muçollari dhe Sabina Maklekaj.

Për sopranon Erinda Agolli, interpretimi i saj në këtë koncert ishte shumë emocionues pasi performoi në qytetin e saj të lindjes. Ajo flet edhe programin e koncertit, që e konsideron repertor gjithëpërfshirës.

“Është e gjitha kënaqësia ime që të jem përsëri në qytetin tim të lindjes. Ndihem natyrisht e emocionuar. Ndihem dhe me përgjegjësi për ti falur këtij publikut ti falim një mbrëmje sa më të bukur. Një reportor gjithëpërfshirës”, tha Erinda Agolli.

Violinisti Eritan Kamolli tha se ky koncert që pritej me padurim nga publiku, gërshetoi rryma të ndryshme të muzikës, shqiptare dhe të huaja.

“Është një aktivitet i shumëpritur. Jemi përpjekur të bashkojmë shumë komponent, muzikën klasike, muzikën qytetare. Të sjellë sa më afër veshit të publikut. Koordinuar edhe me balet. Janë dy solistë që performuan fragment nga liqeni i mjellmave. E kemi quajtur fllade liqenore që ta gërshetojmë dhe me qytetin tonë. Edhe materialet që kemi përzgjedhur i përshtaten dhe titullit”, tha Violinisti Eritan Kamolli.

Koncerti “Fllade Liqenore” që zgjati për rreth 1 orë solli një natë ndryshe për të gjithë artëdashësit dhe turistët.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?