Ndeshja e javës së fundit, Flamurtari 3-1 Apolonia

'Fllad Superlige', luhen sot dy ndeshjet play-off në Kategorinë e Parë

23 Maj 2023, 11:27| Përditesimi: 23 Maj 2023, 11:28

  • Share

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri do zhvillojë këtë të martë dy ndeshjet e para gjysmëfinale për zonën play-off. Dy skuadrat që do dalin fituese nga përballjet e sotme në 16:00, do shkojnë në finalen e madhe për të mësuar se cila prej tyre do luajë kundër vendit të tetë të renditur në Superligë.

Në stadiumin e Vlorës, Flamurtari që u rendit në vendin e tretë do luajë me Apoloninë, ndërsa në Berat vendasit e Tomorit do luajnë me Korabin. Si Flamurtari ashtu edhe Tomori kërkojnë të shfrytëzojnë faktorin fushë, me shortin që i vendosi përballë tifozëve të tyre. Ndeshjet do jenë teke, teksa në rast të barazimit duelet do i drejtohen kohës shtesë dhe më pas penalltive.

Play-off / Kategoria e Parë - 16:00

Flamurtari - Apolonia

Tomori - Korabi

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?