Lirie Rruça, gjyshja e 2 vjeçares e cila u dërgua e djegur më cigare në spital, në një intervistë për Report Tv deklaroi se e ka djegur i vëllai me cigare pa dashje. Për gazetaren Enxhi Musaj, gjyshja u shpreh se se nuk është në dijeni për kohën se kur e kanë dërguar në spital vajzën e vogël.
Ajo u shpreh se Davidi, 9 vjeç nuk shkon në shkollë.
‘Çfarë ka goca? Ishte pa qejf. E ka djegur me cigare. E ka gjetur përdhe cigaren e gjuajta pa dashje. Nuk di gjë kur e kanë dërguar. Ndoshta e ka dërguar pas dy tre ditëve. Davidi nuk shkon në shkollë, ku di unë pse nuk shkon në shkollë. Infeksion i gjallë është këtu mi none.’- tha Lirie Rruça.
Lajmi kryesor:
Tiranë/ Djegia e 2-vjeçares me cigare, vëllai i mitur pranon ngjarjen në prani të psikologes! Gjyshja për Report Tv: Na tha se gjuajti pa dashje
M.Q.//ReportTv.al