Alket Rizai

U ndalua sot nga policia greke, flet ekskluzivisht për Report Tv 'mjeshtri' i arratisjeve Alket Rizai: Ja pse me ndaloi, jam në shtëpi

30 Janar 2021, 20:11| Përditesimi: 30 Janar 2021, 21:10

  • Share

Alket Rizai është i njohur si ‘mjeshtri’ për arratisjet e shpeshta nga burgu grek, u ndalua sot nga policia greke gjatë kohës që udhëtonte me makinë me një person që gjithashtu ishte shpallur në kërkim për vepra penale. Mediat greke thanë sot se Alket Rizai është kapur gjatë një kontrolli rutinë dhe është arrestuar sërish, pasi është i dënuar me burgim të përjetshëm. Gjatë një komunikimi me Report Tv, Rizai sqaron se ai është shumë mirë dhe në shtëpinë e tij pasi kishte marrë leje nga burgu. Ndërsa ndalimin e policisë e sqaron se ka ndodhur për shkak të mosmbajtjes së maskës anti-COVID, që është e detyrueshme të mbahet kudo në shtetin grek.

"Jam shumë mirë jam në shtëpi . Lajmet janë kot pa lidhje për në maske na ndaluan dhe e bën tragjike kaq ishte muhabeti. Unë jam me leje e shkoj ditë për ditë në polici paraqitem. S’ka asnjë lajm të tillë këtu qe unë jam larguar skam pse largohem ”, tha Rizai për Report Tv

Ndërkohë mediat greke raportuan sot se Alket Rizai u ndalua në një një mjet tip “BMW” luksoze me xhama të zinj gjatë një kontrolli rutinë. Gjatë kontrollit nga dera e pasagjerit ka dalë Alket Rizai, ku sipas mediave greke është arrestuar sërish dhe ka shkuar në burgun e Domokout. Në makinë ishte dhe një person tjetër, një 36-vjeçar me kombësi shqiptare, me kartelë të “pasur” me vepra penale në policinë greke dhe që ishte në kërkim për vrasje dhe disa vepra të tjera kriminale. Ai është prangosur në vend ndërsa Alket Rizai u kthye në burg.

Rizai u kthye në një nga shqiptarët më të famshëm në Greqi, pas arratisjes së tij spektakolare nga burgu i Koridhalosë, ndërsa tentoi të arratisej për herë të tretë duke marrë peng policët e burgut të Malandrinos, tentativë kjo që dështoi. Ai për momentin vuan dënimim me burg përjetë, për vrasje dhe tentativë arratisje nga burgu.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?