Flasin ekspertët: Mos i përqafoni
qentë, ja si duhet të silleni me ta

27 Prill 2016, 11:03| Përditesimi:

  • Share
Ndonjëherë është e vështirë t’i rezistosh tundimit për të përqafuar qenin tënd.

Por, ajo që është një gjest dashurie për njerëzit, nuk është e pëlqyeshme për miqtë me katër putra.

Sipas një artikulli të publikuar revistën "Psychology Today Today” nga Dr Stanley Coren, një profesor i Universitetit “British Columbia” specializuar në sjelljen e qenëve, përqafimi e bën qenin të ndjehet në stres dhe ankth.

“Kur qeni është në ankth, thotë doktor Coren, kthen kokën në anën e kundërt të atij që e shqetëson dhe ndonjëherë mbyll edhe sytë, qoftë pjesërisht”.

Pra, nëse qeni juaj bën këto gjeste teksa jeni duke e përqafuar, atëherë ai është duke vuajtur.

Sipas të dhënave të mbledhura nga Dr Coren dhe ekipi i tij, përqafimit i një qenëve ndodh shpeh. Nga kërkimi në Flickr dhe Google të imazheve “të përqafosh një qen”, “të duash një qen” ("love god" dhe "hug dog"), ekipi i studiuesve ka gjetur më shumë se 250 fotot, të personave që përqafonin qentë e tyre.

Nga analizat e gjuhës së trupit të kafshëve në fotografi, 82% prej tyre ndjenin ankth të fortë, në momentin e shkrepjes së fotos.

Qentë janë programuar për të t’ja mbathur, spjegon Coren. Kjo do të thotë se kur janë në momente stresi, instikti i tyre i parë nuk është të përdorim dhëmbët, por t’ja mbathin, shton ai.

Specialistët që studiojnë sjelljen e qenëve këshillojnë që kafshët mos të përqafohen, duke shtuar se një përkëdhelje do të ishte më e këndshme për ta.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?