Flamurtari rikthen trajnerin brazilian, Troisi: Më bindi presidenti, kemi cilësi për t'u ngjitur në Superligë

7 Shtator 2022, 14:58| Përditesimi: 7 Shtator 2022, 15:35

  • Share

Marcelo Troisi është rikthyer në krye të Flamurtarit pas 2 viteve. Braziliani ka marrë timonin e skuadrës vlonjate pas largimit të Dritan Resulit, i cili dha dorëheqjen si pasojë e humbjes së shkaktuar nga Luzi në javën e parë të kampionatit.

“Ka qenë një telefonatë dhe bisedë me presidentin që më riktheu në Vlorë. Kemi para një punë të vështirë, por e di që skuadra ka lojtarë cilësore dhe duhet të mendojmë për mirë,”-u shpreh Marcelo Troisi, trajner i Flamurtarit.

Pasi preku fundin Flamurtari këtë sezon luan në Kategorinë e Parë me qëllimin që shpejt të jetë në elitën e futbollit shqiptar. Këtë synim e ka pranuar edhe braziliani.

“Objektiv është që Flamurtari të ngjitet në Superligë dhe për këtë do punojmë çdo ditë. Unë e njoh qytetin, ambientin dhe shpresoj që të jenë një ndihmë për t’ia arritur qëllimit,”-deklaroi Marcelo Troisi, trajner i Flamurtarit.

Ndeshja e radhës për Flamurtarin në kampionat do jetë kundër kundër Korabit në Vlorë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?