Flamurtari mposht me 'poker' Luftëtarin, siguron rikthimin në Kategorinë e Parë

17 Prill 2022, 17:29| Përditesimi: 17 Prill 2022, 17:36

  • Share

Flamurtari i Vlorës rikthehet në Kategorinë e Parë. Me fitoren 4-1 përballë Luftëtarit të Gjirokastrës, Flamurtari arrin të ngjitet në kategorinë e parë pas vetëm një sezoni në Kategorinë e Dytë.

Vlonjatet kane fituar bindshëm ndaj Luftetarit, teksa kanë mbyllur pjesën e parë në shifrat 2-0 me golat e realizuar nga Bicaj dhe Olivera. 

Ne pjesën e dytë Luftëtari ngushtoi fillimisht shifrat në 2-1 pas një penalltie të fituar dhe shndërruar në gol, por vlonjatët u rikthyen sërish drejt thellimit të avantazhit. Celhaka dhe Diamanti shënuan edhe dy gola të tjerë duke mbyllur gjithçka me rezultatin 4-1.

Tashmë vlonjatët janë 8 pikë larg vendit të dytë kur mbeten edhe dy ndeshje, e ndërsa edhe matematikisht siguruan ngjitjen në Kategorinë e Parë. 

Pas ndeshjes traineri Dritan Resuli ka theksuar se ishte një sezon në terrene të vështira por grupi i futbollistëve bëri që ekipi tashmë të jetë një kategori më lart dhe do të niset të mendohet që tani për sezonin tjetër.

G.B.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?