Moment nga ndeshja Flamurtari-Tirana

Flamurtari i vajzave në basketboll e nis me spektakël sezonin e ri, thyen lehtësisht Tiranën

14 Tetor 2023, 19:45| Përditesimi: 14 Tetor 2023, 19:47

  • Share

Flamurtari e nis me fitore kampionatin kombëtar të basketbollit për vajza. Ekipi vlonjat ka fituar 71-48 ndaj Tiranës në javën e parë të sezonit të ri 2023-2024.

Flamurtari me ndryshime në përbërje nga sezoni i kaluar ka treguar sërish ambiciet dhe për këtë kamponat ku kërkon titullin kampion. Ndeshja ka qenë thuajse gjatë gjithë kohës e dominuar nga ekipi i drejtuar nga Elona Hasanaj, ndërsa 10 minutat e para u mbyllën në avantazh 14-11. Edhe në periodën e dytë ekipi vlonjat vijoi të jetë me i saktë në parket, ndërsa 10 minuteshin e dytë e mbylli me shifrat 31-20.

Pas pushimit, edhe perioda e tretë ishte më e mirë për ekipin vlonjat që thelloi avantazhin dhe shkoi në shifrat 54-32. Në 10 minutat e fundit ka më shumë administrim të ndeshjes dhe aktivizime të vajzave të reja, ndërsa krejt takimi u mbyll 71-48.

Një nisje me fitore ndaj një ekipi rival për Flamurtarin në një sezon ku kampionati në basketboll për vajza cilësohet mjaft i vështirë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?