Disiplina

Flamurtari denoncoi Bujar Pregjën në polici, Disiplina i dënon trajnerin për gjashtë ndeshje! Gjoba dhe pezullime në Superligë

20 Shkurt, 17:35| Përditesimi: 20 Shkurt, 17:37

  • Share

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dalë me vendimet në bazë të ndeshjeve të fundit. Për shkak të sendeve të palejuara në fushë, Partizani dhe Tirana dënohen me gjobë pas derbit të luajtur në "Air Albania".

Nga ana tjetër, trajneri i Flamurtarit, Eqerem Memushi është pezulluar me gjashtë ndeshje për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Kujtojmë se vlonjatët fituan 2-0 kundër Korabit javën e fundit të Kategorisë së Parë dhe pas sfidës denoncuan në polici delegatin Bujar Pregja, me pretendimet se kërkoi të nxiste dhunë dhe provokoi tifozët.

Vendimet e plota:

FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ndezur flakadanë dhe duke dëmtuar ambientet e stadiumit “Air Albania”, në bazë të neneve 17/1, 17/2/c, 17/2/f dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushë, ndezur flakadanë dhe duke dëmtuar ambientet e stadiumit “Air Albania”, në bazë të neneve 17/2/b, 17/2/c, 17/2/f dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

Zyrtari i KF Vllaznia, Bashkim Livareka, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF Laçi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në drejtim të lojtarëve në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Zyrtari i KF Kukësi, Qemal Koci, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njeqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Zyrtari i Flamurtari FC, Eqerem Memushaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?