Alibeaj

Flamuri me yllin komunist në ‘Sunny Hill Festival’, Alibeaj: Për të ardhur keq, nuk është e rastësishme

29 Gusht 2022, 11:30| Përditesimi: 29 Gusht 2022, 13:28

  • Share

1661691968_4mkps0QV400x400.jpg

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka ndarë shqetësimin e tij për flamurin me yllin komunist i cili ka qenë prezent mbrëmë, në Sunny Hill Festival. Këtë moment e shfrytëzoi për të kërkuar edhe dekomunistizim të plotë.

‘Mediat kanë publikuar sot shfaqjen e simboleve të komunizmit gjatë festivalit “Sunny Hill” në Tiranë.

Është për të ardhur keq që asnjë nga organizatorët, përfshirë bashkinë e Tiranës dhe qeverinë nuk kanë reaguar ende për këtë akt të paprecedentë.

Shfaqja e simboleve të komunizmit nuk është diçka e rastësishme në një vend që ka vuajtur gjatë nën diktaturën e instaluar nga komunistët. Herë pas herë nostalgjikë dhe jo vetëm shfaqen me simbolet e diktaturës duke fyer kujtimin, vuajtjet dhe sakrificat e mijëra shqiptarëve.

Ndaj PD ka këmbëngulur gjithmonë se dekomunistizimi është një proces që duhet marrë seriozisht dhe trajtuar me respektin që meriton një komb që ka vuajtur kaq shumë dhe gjatë diktaturën komuniste.

Për këtë arsye ne depozituam në Kuvend projektligjin tonë që parashikon dhe çështjen e simboleve të diktaturës dhe do depozitojmë atë për lustracionin. Lustracioni dhe dekomunistizimi janë procese që ecin bashkë dhe të ndara nga njëra-tjetra ato nuk mund të funksionojnë.

Shoqëria shqiptarë ka nevojë për transparencë dhe seriozitet në trajtimin e një çështje që s'mund të jetë kurrsesi armë në duart e atyre që e përdorin për arsyet meskine të politikës së ditës.’- shkruan Alibeaj


Lajmi kryesor:

Flamuri me yllin komunist në 'Sunny Hill'! Opozita: Kërkoni ndjesë! Veliaj: Kënga, satirë ndaj regjimit! Luftoni me të njëjtin zell sekretarin e PPSH në krye të PD


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?