Flamuri izraelit në godinën e Politeknikut

Flamuri izraelit në godinën e Universitetit Politeknik të Tiranës, Rama: Shqipëria qëndron me Izraelin

8 Tetor 2023, 21:19| Përditesimi: 8 Tetor 2023, 22:51

  • Share

TIRANË-  Tirana është solidarizuar me viktimat në Izrael pas sulmit nga militantët e Hamasit. GFodina e Universitetit Politeknik në sheshin “Nënë Tereza” është mbuluar nga flamuri i Izraelit në shenjë mbështetje në këtë situatë të vështirë që po kalon.

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Veliaj kanë ndarë foton ku duket flamuriizraelit në fasadën e goditës së Universitetit të Politeknikut në Tiranë. Rama shpreh solidarizimin me popullin izraelit ndërsa e konsideron sulmin terrorist.

‘Shqipëria qëndron me IZRAELIN

Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave të sulmit mizor terrorist dhe të njerëzve të pafajshëm të marrë peng nga terroristët.’- shkruan Rama.

Mbrëmjen e sotme janë evakuuar 40 studentë shqiptarë nga Tel Avivi ndërsa ministria e Jashtme njofton se do të ketë fluturime të tjera të posaçme në ditët në vijim.

Prej dy ditësh, Izraeli është nën sulmin e dirigjuar nga militantët e Hamasit në Rripin e Gazës . Deri më tani janë mbi 700 izraelitë të vrarë, mbi 2500 të plagosur dhe 100 pengje. Nga ana tjetër nga sulmet hakmarrëse izraelite në Rripin e Gazës raportohet se janë vrarë 413 palestinezë dhe 2300 të plagosur.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • emri: 09/10/2023 09:37

    Rama boll foli ne emrin e shqiptareve. Tashti do i shfarosin gjithe palestinezet, me keq se cfare kane bere gjithe keto dekada. nuk na plas shume per israel ukraine apo te tjera tabela vemendje. Shih si e keni katandisur kete vend, ti dhe non grata qe te mban ne pushtet.

    Përgjigju
  • Alb: 08/10/2023 23:08

    Politike servile e neveriqme kjo ashte tirana

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?