Flamur Noka dhe Majlinda Bufi

Flamur Noka kallëzon në SPAK kryebashkiaken e Roskovecit: Majlinda Bufi ka kërcënuar dhe shantazhuar administratën

9 Maj 2023, 17:34| Përditesimi: 9 Maj 2023, 17:39

  • Share

Flamur Noka nga koalicioni i Berishës e Metës ka kallëzuar penalisht në SPAK. kryetaren e bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufin.

Sipas Nokës kallëzimi është bërë për dy vepra penale nga ana e Bufit, “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Në kallëzim thuhet se kryebashkiakia ka kryer me dashje dhe personalisht gjatë fushatës zgjedhore shkelje të rënda kundër punonjësve të administratës publike për t’i penguar ata të votojnë lirisht, shkelje si kërcënime, presione dhe shantazhe.

Noka kërkon nga SPAK, ‘regjistrimin dhe fillimin e procedimit penal ndaj shtetases së kallëzuar, kryetares në detyrë të bashkisë Roskovec, Majlinda Bufit.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 09/05/2023 22:47

    Noka eshte shkterrimtar dhe instrumentist birbilash ka bere shantazh ne parlamentin shqiptare dhe ai vete duhet te denohet nga Spaku bashk me Saliun.Funderrina ka fytyr e ben padi per te tjeret.

    Përgjigju
  • Art3: 09/05/2023 18:15

    Muli ke ngel si qen bashkie duke lefur si ato goret e rrugeve

    Përgjigju
  • Termeti: 09/05/2023 17:54

    O Flamur! Nuk e njoh znj.Majlinda Bufin, por nga aparenca nuk me duket njeri qe shantazhon ose kercenon. Eshte njeri paqesor.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?