Flamujt, “Molla e sherrit” mes
"patriotëve" dhe bashkisë

22 Tetor 2012, 19:04| Përditesimi:

  • Share
FIER - Vendosja e flamujve kombëtarë në qendër të qytetit të Fierit me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë ka shkaktuar një incident mes bashkisë dhe shoqatave patriotike, siç janë ajo “Çamëria” dhe “Shoqata Atdhetare për Unitet e Bashkim Kombëtar”. Kreu i shoqatës Atdhetare për Unitet e Bashkim Kombëtar, Kristaq Ziu lidhur me këtë incident është shprehur se bashkia jo vetëm që nuk i ndihmoi për vendosjen e flamujve por edhe nuk i lejoi ndaj ky është një veprim antikombëtar.

Flamujt e vendosur në qendër të qytetit nga shoqatat patriotike janë hequr nga policia bashkiake e Fierit edhe pse nënkryetari i bashkisë ka dhënë lejen për një gjë të tillë.

Kreu i Bashkisë së Fierit, Baftja Zeqja në një bisedë telefonike, lidhur me këtë ngjarje ka sqaruar se për vendosjen e flamujve ka një protokoll i cili duhet zbatuar.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?