VIDEO/ Flamingot dhurojnë spektakël mbi lagunën e Karavastasë në Divjakë

6 Janar, 19:14| Përditesimi: 6 Janar, 19:31

  • Share

Karavastaja është laguna më e madhe në Shqipëri. Në këtë lagunë të njohur si toka ligatinore për zogjtë migratorë, këtë mbrëmje kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamje të spektaklit të flamingove.

"Fluturimi i flamingove mbi lagunën e Karavastasë, bukuria e Zonave tona të Mbrojtura", shkruan Rama.

Laguna e Karavastasë është shpallur një zonë e smeraldtë, një zonë e rëndësishme zogjsh. Zogjtë me qafën e hollë dhe të harkuar dhe me këmbët e hijshme, vijojnë të jenë të pranishme prej 13 vitesh në lagunën e parkut Divjakë-Karavasta. Ajo është gjithashtu habitati i vetëm në vend ku mund të rritet pelikani kaçurrel.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?