Flamingot dhe pelikanët ‘pushtojnë’ Kune-Vainin në dimër! Ekspertët: Favorizohen nga klima e butë dhe ushqimi në lagunë

5 Shkurt, 16:32| Përditesimi: 5 Shkurt, 16:41

  • Share

Flamingot, pelikani e shpendë të tjerë ujorë kanë pushtuar lagunën e Kune-Vainit në Lezhë.

Flamingot janë zogj migratorë që zakonisht vërehen në vjeshtë, por për shkak të klimës së butë dhe ushqimit të bollshëm po qëndrojnë edhe gjatë dimrit.

Kune-Vaini i ruan vlerat natyrore të trashëguara dhe shumëllojshmëria e habitateve ofron strehe për 200 lloje shpendesh.

Eksperti i Mjedisit Jak Gjini thotë se në rezervatin natyror të Kune-Vainit, gjen dhe specie që në nivel ndërkombëtar janë në zhdukje dhe sipas tij ky është një tregues mjaft i mire për biodiversitetin.

Spektakli natyror që dhurojnë shpendët po tërheqin vëmendjen e vizitorëve të shumtë në lagunën e Kune-Vainit në Lezhë.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?