VIDEO/ Flakët shkrumbojnë dy banesa në Gramsh, familjarët mbesin në qiell të hapur

31 Janar, 10:08| Përditesimi: 31 Janar, 10:16

  • Share

GRAMSH- Dy banesa janë djegur në fshatin Kukur të Gramshit. Banesat ishin ngjitur me njëra-tjetrën dhe shkak për nisjen e flakëve dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike.

Report Tv sjell pamjet nga banesat e djegura, ndërsa siç shihet dëmet janë të mëdha, banesat janë shkrumbuar totalisht duke lënë në qiell të hapur dy familje.

Report Tv komunikoi me Kryetarin e Bashkisë Gramsh Besian Ajazi ku na u tha se është shumë larg dhe në pamundësi për të ndërhyrë me zjarrfikëset, ndërkohë që Bashkia ka organizuar punën me grupin e emergjencave për të marrë masa.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?