Zjarr në Krastë të Elbasanit, përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullinj në Peqin, përsëri riaktivizohet vatra në Brezane të Lezhës

21 Korrik 2022, 21:04| Përditesimi: 23 Korrik 2022, 15:34

  • Share

Gjatë ditës së sotme,në Elbasan, 'mushkëria' e qytetit, Krasta është përfshirë nga flakët. Zjarrfikësit shkuan menjëherë ne vendin e ngjarjes. Gjithashtu nuk dihet nëse zjarri është i qëllimshëm ose jo. Po ashtu ka posur një tjetë vatër zjarri dhe në Peqin, e cila ka përfshirë një sipërfaqe me ullinj. Menjëherë në zonën e përfshirë nga flakët kanë shkuar zjarrfikësit e Peqinit, por në ndihmë i ka ardhur dhe një automjet i zjarrfikëses së Elbasanit.

Ndërsa në Lezhë, po ashtu është riaktivizuar përsëri vatra e zjarrit në Bërzanë, pranë Urës së Zogut që prej orëve të drekës. Menjëherë u nisën forcat zjarrfikëse për të parandaluar përhapjen e flakëve.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?