Bota

Flakët 'gllabërojnë' pallatin 15 katësh në Milano! Asfiksohen 20 banorë, evakuohen të tjerët, mes tyre edhe fituesi i Sanremos, Mahmood

29 Gusht 2021, 21:44| Përditesimi: 29 Gusht 2021, 22:06

  • Share

MILANO-"Torre del Moro", një ndërtesë luksoze 15-katëshe në Milano është përfshirë nga flakë të mëdha për shkaqe ende të panjohura. Banorët e pallatit janë evakuuar, ndërsa mes tyre ishte edhe fituesi i Sanremos, Mahmood, i cili jetonte në katin e nëntë të ndërtesës.

Zjarri shpërtheu në orën 05:36 të pasdites. Nga zjarri i madh nuk ka viktima, ndërsa 20 persona janë asfiksuar dhe po marrin ndihmën mjekësore. Flakët fillimisht kanë përshirë katet e sipërme dhe më pas me shpejtësi janë përhapur në të gjithë pallatin ku re të dendura tymi dalin nga dritaret dhe ballkonet e pallatit, duke krijuar një pamje të frikshme.

Panelet e pallatit dhe pjesë betoni vijojnë të bien në asfalt, ndërsa policia ka krijuar një perimetër sigurie duke mos lejuar afrimin e banorëve.

Flakët vazhdojnë të përpijnë apartamentet, ndërsa zjarrfikëset po përballen me flakë dhe tym të zi të dendura.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?