Flakadanët në fushë

Flakadanët dhe 'sjellja e pahijshme' e Kombëtares, UEFA dënon me 44 mijë euro FSHF-në! Paralajmërim për mbylljen e stadiumit 'Air Albania'

20 Shtator 2023, 18:04| Përditesimi: 20 Shtator 2023, 19:44

  • Share

Komisioni i Disiplinës në UEFA-s, ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF), në total me 44 mijë euro për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë, e cila u zhvillua më 10 shtator në stadiumin “Air Albania” në Tiranë në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024” për grupin E kualifikues, ku kuqezinjtë fituan 2-0.

Federata shqiptare është gjobitur me 30 mijë euro për ndezjen e fishekzjarrëve nga tifozët, hedhjen e sendeve dhe akteve dëmtuese në duelin me Poloninë. Po ashtu, UEFA ka urdhëruar edhe mbylljen e pjesshme të stadiumit (tribunës veriore dhe jugore) për ndeshjen e ardhshme si vendas, por këtë vendim e ka lënë në provë dhe do hyjë në fuqi nëse akte të tilla përsëriten për një periudhë dy vjeçare.

Ndërkohë, me 14 mijë euro tjera, FSHF-ja është gjobitur për bllokimin e rrugëve publike. Krahas gjobave, FSHF-ja ka marrë edhe paralajmërime për sjelljen e pahijshme të ekipit, reklamimin e ndaluar të sponsorëve në çanta, mosrespektimin e kërkesave minimale mjekësore, moszbatimin e një strategjie të duhur të ndarjes së biletave dhe për mediat e paautorizuara në fushë.

Vendimi

Për këtë vendim të Disiplinës, FSHF iu bën thirrje tifozëve që të jenë të kujdesshëm në tribuna.

"Mbyllja e stadiumit do të ishte e dëmshme për ekipin tonë Kombëtar në këto momente ku objektivi i synuar kërkon të ketë pranë dhe lojtarin e 12-të.

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron t’u bëjë thirrje të gjithë tifozëve që mbështesin pa kushte Kombëtaren të jenë korrekt me sjelljen e tyre në stadium, të mos përdorin mjete piroteknike të cilat do të dënojnë skuadrën dhe tifozët në ndeshjet e ardhshme që janë vendimtare për fatin tonë drejt “Gjermani 2024'", thuhet në apelin e FSHF-së.

Ora 19:40
Gjoba nga UEFA dhe mbyllja e stadiumit 'me kusht', FSHF apel: Lojtari i 12-të na dërgon në Gjermani


Komisioni i Disiplinës pranë UEFA-s ka dënuar me 44 mijë euro gjobë FSHF-në dhe ka vendosur në "shërbim prove" tifozët e Shqipërisë. Duke nisur nga ndeshja kundër Çekisë, në 12 tetor në Air Albania, UEFA do monitorojë sjelljen e tifozëve kuqezi për dy vite dhe në rast të përsëritjes së akteve të ndryshme, do mbyllë dy sektorë në stadiumin e Kombëtares.

"Federata Shqiptare e Futbollit është njohur pak minuta më parë me vendimin e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA që ka vendosur të gjobisë FSHF-në me 44 mijë euro për hedhjen e fishekzjarreve në fushën e lojës, hedhjen e sendeve të forta, bllokimin e rrugëve të kalimit në sektorë të caktuar të stadiumit dhe mbylljen e pjesshme të stadiumit në tribunat veriore dhe jugore.

Mbyllja e këtyre tribunave është me kushtin që në ndeshjet e zhvilluara në shtëpi të mos ketë asnjë ndezje fishekzjarri në stadium. Vendimi për mbylljen e stadiumit është pezulluar për një periudhë prove, duke filluar nga ndeshja e radhës në shtëpi me Republikën Çeke", njofton FSHF.

Për këtë, FSHF iu bën thirrje tifozëve që të jenë të kujdesshëm në tribuna.

"Mbyllja e stadiumit do të ishte e dëmshme për ekipin tonë Kombëtar në këto momente ku objektivi i synuar kërkon të ketë pranë dhe lojtarin e 12-të.

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron t’u bëjë thirrje të gjithë tifozëve që mbështesin pa kushte Kombëtaren të jenë korrekt me sjelljen e tyre në stadium, të mos përdorin mjete piroteknike të cilat do të dënojnë skuadrën dhe tifozët në ndeshjet e ardhshme që janë vendimtare për fatin tonë drejt “Gjermani 2024'", thuhet në apelin e FSHF-së.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?