Fjolla Morina, armët e sekuestruara dhe biznesmeni Fisnkik Syla

Fjolla Morina në telashe! Ndryshohet akuza nga armëmbajtje pa leje nën hetim për trafik armësh dhe municionesh

9 Janar 2021, 16:52| Përditesimi: 9 Janar 2021, 17:00

  • Share

Këngëtarja Fjolla Morina është marrë e pandehur nga Prokuroria e Kukësit, për akuzën e “Trafikut të armëve dhe municioneve” kryer në bashkëpunim. Vendimi për marrjen të pandehur të Fjolla Morinës, u mor pak ditë më parë nga organi i akuzës Kukës, e cila urdhëroi që Morina, i dashuri i saj Fisnik Syla dhe shoferi i këtij të fundit, Fitim Muji, të akuzohen për veprën penale të “Trafikut të armëve dhe municioneve” dhe jo për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve e municioneve”. Lajmi për marrjen të pandehur të tre personazheve të mësipërm, konfirmohet nga burime pranë akuzës së Kukësit.

Kjo çështje fillimisht u dërgua në gjykatë për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”, por më pas gjatë zhvillimit të seancës paraprake, gjyqtari i çështjes urdhëroi prokurorinë që të ndryshojë akuzat nga “Mbajtje pa lejë të armëve dhe municioneve” në “Trafikim të armëve dhe municioneve”.

Fjolla Morina vijon të jetë në Kukës nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina u arrestuar më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa na bagazhin e makinës iu gjet një tjetër pistoletë e llojit çakmak.

Këngëtarja po udhëtonte me një makinë “Audi Q7”, mjet të cilin ia kishte dhuruar i dashuri vetëm pak ditë para vënies në pranga.

Bashkë me këngëtaren u arrestuan edhe biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi i saj Fitim Muji. Pavarësisht se ishin në të njëjtin mjet me të, Morina i shpëtoi dy djemtë nga përgjegjësitë, teksa deklaroi se ata nuk kishin asnjë dijeni për armën dhe se këtë të fundit e kishte dhuratë nga një mik i dashur që nuk jeton më.

Fjolla është lënë në “arrest shtëpie”, detyrim të cilin po e kryen në Kukës, pas telenovelës që shkaktoi ditën e seancës gjyqësore.

Këngëtarja falsifikoi një eko, për të përfituar lehtësime në gjyq, duke shtuar se ishte dy muajshe shtatzënë, por mashtrimi u zbulua brenda pak orësh, në vizitën e dytë që bëri në spitalin e Kukësit.

Pavarësisht pretendimit të prokurorisë dhe akuzave të ngritura, Morina ia doli t’ia hidhte me “arrest shtëpie”. Mjeku që i falsifikoi ekon, u shpall në kërkim dhe deri më tani, për të dihet, që u largua drejt Kosovës. /Tema

Komento

Komente

  • oppoo: 09/01/2021 20:40

    Paguaj edhe gjykatesisn more budalle, jo vetem prokurorin

    Përgjigju
  • Pali: 09/01/2021 18:19

    Bravo gjyqtari. Prokurorit i duhet terhequr pak veshi.

    Përgjigju
  • Tirona: 09/01/2021 17:29

    Me kembe te mbare 2021 per kte trafikante qe ti boj disa vite burg qe tzej men si kjo dhe te tjeret se me armet qe trafikojne mbulojne me te zeza Nenat tona.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?