Son Heung-min

Fjeti si 31-vjeçar dhe u zgjua 30-të me ligj, historia e futbollistëve nga Korea e Jugut

30 Qershor 2023, 17:21
  • Share

Anësori i Tottenham Hotspur, Son Heung-min, është zyrtarisht një vit më i ri në sytë e Koresë së Jugut, me rregullat e çuditshme që po modifikohen në shtetin aziatik.

Një ndryshim i ligjit korean ka sjellë metodat e numërimit të lidhura me moshën në përputhje me pjesën tjetër të botës. Më parë, foshnjat e porsalindura konsideroheshin të ishin një vjeç që nga lindja, duke marrë parasysh shtatzëninë në muajin e nëntë. Të gjithë koreanët konsideroheshin gjithashtu një vit më të vjetër më 1 janar të çdo viti, pavarësisht nga muaji në të cilin kanë lindur.

Ligji që u miratua në dhjetor pas një fushate nga presidenti Yoon Suk Yeol, tani ka hyrë në fuqi, që do të thotë se të gjithë futbollistët koreano-jugorë janë një vit më të rinj kur bëhet fjalë për regjistrimet në vendlindje.

Mirëpo, kjo nuk vlen për ne Evropë, ku Son është ende 30 vjeç, duke qenë se ka lindur më 8 korrik 1992 dhe nuk përbën kurrfarë ndryshimi. Vetëm në vendlindje, Son fjeti 31 vjeç dhe u zgjua 30 me ndryshimin e ligjit.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?